Delegacioni nga Universiteti “Fan Noli” vizitoi UBT-në

22/11/2017

Një delegacion nga Universiteti i Korçës, “Fan Noli”, i prirë nga rektori Ali Jashari, ka vizituar UBT-në, ku është pritur nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi.

 

Kjo vizitë është rezultat i marrëveshjes së arritur kohë më parë mes institucioneve, përmes të cilës janë pajtuar për realizimin e vizitave të dyanshme, si dhe për kryerjen e hulumtimeve të përbashkëta akademike.

 

Me rastin e vizitës, rektori Hajrizi i njoftoi me të arriturat e UBT-së dhe të studentëve, teksa njëkohësisht vizituan edhe qindra laboratorët që gjenden në objektet e Kampusit Inovativ të UBT-së dhe nëpër të cilët janë të vendosura të gjitha shpikjet inovative të studentëve, si dhe pajisjet më të sofistikuara moderne, që i shfrytëzojnë studentët e të gjitha fushave, për kryerjen e punës praktike.

 

Pas kësaj, nga përfaqësuesit e institucioneve  u mbajt punëtoria “Praktikat e mira në Zhvillimin e Programeve të Studimeve”, qëllimi i së cilës ishte arritja deri tek rezultatet perfeksionimi i mëtejmë i kurrikulave studimore.