Delegacioni nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë viziton Qytetin e Mençur të UBT-së

06/04/2024

Një delegacion nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë ka bërë një vizitë zyrtare në kampusin e UBT-së në Lipjan. Delegacioni u mirëprit nga Prorektori i UBT-së, Binak Beqaj, Drejtoresha e Kampusit, Lirigzona Morina, si dhe nga profesorë të UBT-së.

Përfaqësuesit e Universitetit “Fan Noli” u njohën me zhvillimet në ekosistemin inovativ të UBT-së dhe u ofrua një perspektivë e detajuar për mundësitë e shkëmbimit të vlerave dhe bashkëpunimin e thellë mes dy institucioneve arsimore.

Ata u impresionuan nga infrastruktura moderne dhe inkuadrimin e praktikës me teorinë nëpërmjet programeve të avancuara shkencore dhe teknologjike.