Delegacioni nga Benfica viziton UBT-në – flasin për mundësinë e bashkëpunimit

19/03/2024

Një delegacion nga Benfica, i udhëhequr nga Projekt Menaxheri, Davide Gomes dhe Koordinatori i Zhvillimit Global, Miguel Reis, qëndroi për një vizitë zyrtare në UBT.

 

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti delegacionin dhe u përqendrua në prezantimin e koncepteve inovative të sportit dhe shëndetësisë sportive, të cilat po zhvillohen në UBT, duke përfshirë krijimin e SportHub-it si një qendër inovative për aktivitete sportive.

 

Delegacioni u impresionua për punën dhe progresin e UBT-së në këto fusha dhe shprehu gatishmërinë e tyre për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre në të ardhmen për të thelluar bashkëpunimin midis dy institucioneve.