Delegacioni i Universitetit Offenburg nga Republika Federale e Gjermanisë dhe përfaqësues të industrisë e biznesit nga ky regjion vizituan UBT-në

19/12/2013

Prishtinë,  19 dhjetor   2013 –  Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Ibrahim Krasniqi, pritën në një takim  delegacionin  e përbërë  nga përfaqësues të botes universitare,  industriale dhe e bizneseve nga Republika Federale e Gjermanisë, të udhëhequr nga  Dekani i  Fakultetit  të Makinerisë dhe Materialeve  të Universitetit Offenburg,  prof. dr. Alfred Isele,  Dekan në Universitetin e Ofenburgut të shoqëruar me përfaqësues reprezentativ të sektorit të industrisë nga ky regjion në Gjermani, z. Clemens Sexauer, Roman Bertram dhe Karl Heinz  E. Matt.


 

Me theks të veçantë,  gjatë këtij takimi   palët  biseduan për ndërlidhjen e sektorit të arsimit institucional në mes të UBT-së dhe Universitetit  Offenburg, dhe mundësit e bashkëpunimit në projekte të ndryshme nga sektori industrisë dhe biznesit,  si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët.


 

Gjithashtu është biseduar që në saje të këtij bashkëpunimi edhe hapja  e një  zyre reprezentative brenda filialeve  të UBT-së,  në të cilën do të punësohen studentë absolventë nga UBT.

 

Presidenti i UBT-së, Hajrizi, para mysafireve me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin  që në fillim të vitit që vjen ti kemi hapat konkret  në  drejtim, të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.

 

Delegacioni gjerman është  impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin sa më parë edhe në  fusha tjera.