Delegacioni i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë vizitoi UBT-në

25/11/2013

Prishtinë 25 nëntor 2013 –  Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe drejtori për Çështje Akademike, prof. dr. Ibrahim Krasniqi, pritën në një takim delegacionin nga Ambasada Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, të udhëhequr nga Milena Tutsch dhe Malthias Kiesler, me të cilët kanë biseduar për ndërlidhjen e sektorit të arsimit institucional në mes të Republikës së Kosovë dhe Republikës së Gjermanisë, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët.

 

 

Presidenti i UBT-së, Hajrizi, para mysafireve me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin për ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme nga ambasada në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.

 

Përfaqësuesit e Ambasadës janë impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash.  Ata kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur dhe iniciuar hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit në një të ardhme të afërt.