Delegacioni i UBT-së viziton Universitetin Sttafordshire

30/07/2018

Një delegacion i UBT-së, i udhëhequr nga rektori, prof. dr Edmond Hajrizi, ka vizituar Universitetin Sttafordshire, në Stock-on-Trent, në Angli, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe shumëvjeçarë që UBT ka me këtë universitet.

 

Këto dy institucione kanë zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë atë të ekonomisë, ndërmarrësisë, teknologjisë dhe informacionit.

Të gjitha këto bashkëpunime po ndikojnë në mënyrë të vazhdueshme ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke ndihmuar njëkohësisht në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe në mobilitetin e kompetencën e studentëve.

 

Universiteti Sttafordshire ka vite që kontribuon me projekte në fushën arsimore në Kosovë.

Sttafordshire University është universitet publik anglez, që e ka marrë këtë titull në vitin 1992, teksa në tërësi numëron rreth 16 mijë studentë dhe ish-studentë, kryesisht të diplomuar në fusha shkencore.