Dekani Fitim Alidema ligjëron për vaksinimin në ANV-në e Infermierisë

11/07/2019

Akademia Ndërkombëtare Verore e Infermierisë ka vazhduar punimet me ligjëratën e dekanit të Fakultetit të Infermierisë në UBT, prof.dr Fitim Alidema.

 

Ai ka ligjëruar temën: “Përgatitja ruajtja dhe dhënia e vaksinave nga profesionistët shëndetësor”, me ç’rast tregoi moshat në të cilat fillon praktikimit i dhënies së vaksinave dhe për afektet anësore që mund të kenë vaksinat.

 

Dekani Alidema tha se në bazë të statistikave, në popullsinë e Kosovës janë vaksinuar 93% e fëmijëve prej 1 deri në 35 muaj, ndërkaq sipas tij, komuniteti egjiptian dhe ashkali janë shtresa që pak është vaksinuar.

 

Gjithashtu, ai gjerësisht foli edhe temperaturën e rekomanduar e për ruajtjen e vaksinave.

 

Më pas, ligjëratë tematike ka mbajtur Isuf Dedushaj, i cili shtjelloi temën: “Ethet Hemoragjike”.