David Olster ligjëron për studentët e UBT-së

23/03/2017

Në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, sot, më 23 mars, për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, të Fakultetit Juridik dhe të Medias e Komunikimit, do të mbajë ligjëratë profesori i historisë në Universitetin Kentucky të SHBA-së, njëherësh edhe ligjërues në UBT, David Olster, i cili do të ligjërojë temën më titull: “Befasia e nëntorit për dikë: Zgjedhja e Donald Trump-it dhe kufijtë e urtësisë konvencionale”.

 

Ligjërata do të fillojë në ora 12:45, teksa do të mbahet në kuadër të serisë së debateve të përjavshme, me personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare.
Pas prezantimit të profesorit Olster, do të hapet debati me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë.

 

David Olster ka qenë president i Asociacionit për Studime Bizantine për Amerikën Veriore, është autor i disa librave, i shumë artikujve shkencorë, i recensioneve etj., si dhe pjesëmarrës i rregullt në konferenca ndërkombëtare shkencore.