CREATIVE INDUSTRY HUB – UBT INNOVATIONS

15/02/2022

Creative Industry Hub është inovacioni i radhës për të cilin UBT Kosovës i ka sjellë një qasje më ndryshe në fushën e industrisë kreative.

 

Përmes fushave si dizajn i integruar, arti dhe media digjitale, muzika, inxhinieria e zërit, moda, grafika, enterieri, arkitektura e produkteve, filmi, lojërat, muzeu, galeria e skulptura, UBT ka krijuar shërbimet e para të integruara të industrisë kreative.

 

Ky inovacion ofron një industri kreative me teknologjinë më të sofistikuar të kohës, duke përfshirë këtu teknologjinë e realitetit virtual dhe të shtuar, si një prej teknologjive trend në botë, e që përmes UBT-së është futur në sistemin arsimor në Kosovë.

 

Hapësira të shumta dhe të ndryshme për nga funksioni i tyre, janë ato që karakterizojnë mundësitë që ofron një industri e madhe kreative e zhvilluar në UBT, përmes elementeve dhe funksioneve si: Televizioni, radio, mediat sociale, studiot, fotografi, kamera, hapësirat krijuese dhe kreative, instrumentet e ndryshme, e shumë elemente të tjera.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS