Certifikohen pjesëmarrësit e ANV-së së SHKI-së

23/07/2019

Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore të SHKI-së e kanë përmbyllur me sukses aktivitetin e tyre, me ç’rast edhe janë certifikuar nga organizatorët e kësaj akademie.

 

Këto javë sa zgjati ANV-ja e SHKI-së, pjesëmarrësit kanë dëgjuar ligjërata nga ekspertë të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, si dhe kanë zhvilluar një varg projektesh premtuese, të cilat kanë potencial të zhvillohen në të ardhmen.

 

Kjo akademi është një ndër më të mëdhatë që organizohet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, jo vetëm për nga numri i pjesëmarrësve, por edhe larmia e temave që trajtohen në kuadër të saj.