Certifikohen ndjekësit e trajnimit Java Programming në UBT

13/12/2022

Pas një cikli ligjëratash dhe pune praktike, grupi i trajnimit Java Programming në UBT janë certifikuar për përfundimin e suksesshëm të këtij trajnimi.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth koncepteve të programimit kompjuterik duke përdorur gjuhën e programimit Java, si dhe për analizimin dhe zgjidhjen e algoritmeve të përshtatshme.

Ky grup, sikurse edhe grupet tjera tashmë është plotësisht i gatshëm që të fillojë zbatimin e njohurive të fituara përmes trajnimit të UBT-së në vendet e punës duke përdorur gjuhën programuese Java, si dhe duke implementuar praktikat më të mira ndërkombëtare.