Bursa studimi për semestrin veror nga Wroclaw University of Science and Technology, aplikimi është hapur

27/12/2017

Wroclaw University of Science and Technology, në Poloni, falë marrëveshjes bilaterale të arritur me UBT-në përmes programit “Erasmus+ KA107”, fton tre studentë të UBT-së që të bëhen pjesë e shkëmbimit për semestrin veror të vitit akademik 2017/18, për muajt shkurt-korrik.

 

Fakultetet e qasshme për të aplikuar momentalisht dhe në të cilat edhe mund të aplikohet për shkëmbim, janë: Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore, Fakulteti i Kimisë, Fakulteti i Elektronikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Gjeoinxhinierisë, Minierave dhe Gjeologjisë, Fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Menaxhment (Shkenca Kompjuterike/ Menaxhment), Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Energjisë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti për Problemet Fundametale të Teknologjisë, Fakulteti i Elektronikës së Mikrosistemit dhe Fotonikes dhe ai i Matematikës së Pastër dhe të Aplikuar, ndërsa edhe fakultete tjera për të cilat studentët e UBT-së do të kenë mundësi për shkëmbim, do të tregohen së shpejti nga universiteti.


Aplikimi është hapur dhe studentët që do të pranohen, studimet gjatë këtij semestri mund t’i ndjekin në gjuhën angleze.

Formularin, procedurat e dokumentet për aplikim, si dhe detajet tjera, mund t’i gjeni në linkun: 
http://dsm.pwr.edu.pl/…/exchange-er…/incoming/erasmus-ka107a
Ndërsa, për çdo paqartësi të mundshme, mund të drejtoheni në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të UBT-së, në zyrën 304, në Prishtinë ose në email-in: [email protected]