Burhanudin Tivari, studenti që përfitoi bursë për shkëmbim semestral në Letoni

18/01/2021

UBT i ka mundësuar shkëmbim semestral studentit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Burhanudin Tivari, në Riga Technical University, një nga universitet prestigjioze në Letoni.

 

Ëndrra e tij për të qenë pjesë e universitetit me mbi 150 vite eksperiencë në fushën e shkencave teknike, i është realizuar falë mundësive unike që UBT ekskluzivisht i ofron për studentët e vet.

 

Burhanudini do të udhëtojë për Letoni në shkurt të këtij viti, teksa pret që të përfitojë eksperienca profesionale.

 

“Shkëmbimi studentor është një përvojë e re, që mendoj se do të më ofroj njohje me njerëz të rinj në të njëjtën fushë të studimit, shkëmbim të ideve dhe sigurisht zgjerim të dijes, sidomos duke marrë parasysh faktin që RTU (Riga Technical University) gëzon reputacion të lartë në nivel ndërkombëtar”, theksoi ai.

 

Tutje, ai theksoi se këto mundësi i bëjnë të veçanta studimet në UBT, përfshirë, siç tha, komunikimin dhe bashkëpunimin e profesorëve dhe përkushtimin e madh të tyre për të ndihmuar që studentët të arrijnë zhvillim akademik.

 

UBT ka partneritet dhe bashkëpunim me rreth 500 universitete dhe institucione të shquara në botë, falë së cilave bëhet shkëmbimi i studentëve, stafit akademik, si dhe ka krijuar bashkëpunim në aspektin shkencor dhe teknik, vizita studimore, etj.