Bleona Gjocaj, e punësuar në zyrën për zhvillim të UBT-së

07/12/2017

Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Bleona Gjocaj, është punësuar në zyrën për zhvillim të UBT-së, në pozitën e Front End Developer, ku po kryen detyra nga fusha e inxhinierisë kompjuterike dhe IT-së. Përveç kësaj, ajo po ashtu ka qenë e angazhuar edhe si tutore në lëndën e Matematikës në Fakultetin e SHKI-së.

 

Gjocaj tha se për tërë këtë përvojë të arritur në moshë të re, i kanë ndihmuar studimet në UBT, falë të cilave, sipas saj, ka fituar aftësi të mëdha nga fusha e kompjuterikes.
“Momentalisht jam duke punuar së bashku me një staf profesional në zhvillimin e website-it të UBT-së, ndërsa punësimi në UBT më ka ndihmuar edhe më shumë në ngritjen time profesionale e akademike”, tha ajo.


Bashkë me të, janë duke punuar edhe disa studentë të tjerë të UBT-së, të cilët kanë treguar performancë të lartë gjatë studimeve dhe ka mbështetur ata në avancimet e tyre profesionale.