Biznes-plani “ProBike” zuri vendin e dytë në garën e biznes-planeve në të mira

19/02/2015

Një kompani biçikletash për Prishtinën – ide e studentëve të UBT-së

 

Biznes-plani “ProBike”, i punuar nga studentët Teuta Dervishi, Armira Fetoshi, Palush Doda, Kaltrina Mehmeti dhe Erza Mehmeti, në garën e organizuar në kuadër të Projektit për Ndërmarrësi të përkrahur nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, u vlerësua me vendin e dytë.

Të gjithë anëtarët e grupit janë në përfundim të studimeve, pra në fund të vitit të tretë në MBE.

Teuta Dervishi, pjesë e grupit që realizoi biznes-planin shpjegon për “UBT News” rrjedhën e përgatitjes së këtij biznes-plani nga ideja deri në realizimin final.

 

UBT News: Ju keni zënë vendin e dytë me biznes-planin e emërtuar “ProBike”. Si lindi ideja për këtë temë dhe kush ishin anëtarët e tjerë të grupit?

Dervishi: Së pari motoja e biznesit është “Ride and be HEALTHY“. Ideja ka lindur si rrjedhojë e mungesës së këtij lloj shërbimi në kryeqytet dhe pritet që të plotësojë kërkesat dhe nevojat e tregut dhe të shoqërisë për lehtësim në komunikacion dhe për një lëvizje më efiçiente. Me një plan të detajuar dhe me hulumtimin e bërë deri tani, e shohim se qëllimi ynë është më se i realizueshëm në Prishtinë.

 

Për realizimin e këtij plan biznesi jemi bazuar në planin urbanistik të komunës së Prishtinës. Mendojmë se do të kemi mbështetje të plotë nga ana e tyre, sepse një ndër qëllimet tona për krijimin e këtij biznesi është mbrojtja e ambientit. Gjithashtu, qëllim tjetër është edhe krijimi i një kulture „sportive“ përmes ngasjes së biçikletave nga të gjitha grup-moshat mbi 16 vjet (qofshin ata të rritur apo të moshuar).

 

UBT News: Cilët faktorë ndikuan në përzgjedhjen e temës?

Dervishi: Deri tek ideja e këtij biznesi kemi ardhur duke u bazuar në përvojat tona të përditshme jo të mira në komunikacionin e dendur. Kjo ide bazohet edhe në planin urbanistik të komunës për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta. Ky biznes është start-up, i cili parashihet të jetë biznes funksional dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Veprimtaria e tillë parashikohet të jetë profitabile dhe me impakt pozitiv në shoqëri pasi që konsiderohet si një aktivitet atraktiv.

 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të gazetës “UBT News)