Besart Prebreza: Nga UBT në Ministrinë e FSK-së

22/06/2015

“Gjatë studimeve në UBT kam kaluar shumë periudha të mira. Njëra ndër ngjarjet është se kam marrë pjesë në akademinë verore që u mbajt për herë të parë në UBT në vitin 2012. Po ashtu, një tjetër ngjarje është shpallja ime si një ndër studentët më të mirë në shkenca kompjuterike, me mesataren më të lartë në shkenca kompjuterike, si dhe shumë ngjarje të tjera, si për shembull, konferencat që janë mbajtur në UBT e të tjera”, thotë Prebreza

 

UBT Alumni: Si keni vendosur të studioni në UBT?

Prebreza: Për të studiuar në UBT kam vendosur me përkrahjen e babait, i cili më orientoi që të regjistrohem në UBT, që është një fakultet në të cilin ia vlen për të studiuar dhe është një ndër fakultetet më me vlerë në Kosovë.


UBT Alumni: Cilat kanë qenë lëndët e juaja të preferuara?
Prebreza:
Lëndët e preferuara të miat kanë qenë që të gjitha, por po i dalloj disa: Shkenca kompjuterike dhe Shkenca kompjuterike 2 (Java), Database, Inxhinieria e softuerit, Aplikimi në ueb, Inxhinieria e uebit etj.

 

UBT Alumni: A mund të ndani me ne ndonjë ngjarje të rëndësishme nga periudha e studimeve?
Prebreza:
Gjatë studimeve në UBT kam kaluar shumë periudha të mira. Njëra ndër ngjarjet është se kam marrë pjesë në akademinë verore që u mbajt për herë të parë në UBT në vitin 2012. Po ashtu, një tjetër ngjarje është shpallja ime si një ndër studentët më të mirë në shkenca kompjuterike, me mesataren më të lartë në shkenca kompjuterike, si dhe shumë ngjarje të tjera, si për shembull, konferencat që janë mbajtur në UBT e të tjera.

 

UBT Alumni: Sa keni përfituar nga programet e studimit në UBT?

Prebreza: Kam përfituar shumë, pasi në bazë të programit studimit në UBT unë jam këtu ku jamë, pasi në UBT i kam marrë hapat e parë si zhvillues (devoloper).


UBT Alumni: Ju keni treguar rezultate shumë të mira gjatë studimeve. Si e keni arritur këtë?
Prebreza
: Për të arritur rezultate të mira gjatë studimeve duhet punë dhe vetëm punë, dmth. duhet lexuar dhe mësuar shumë. Mirëpo, një pjesë e rëndësishme për të arritur rezultate të mira gjatë studimeve është edhe komunikimi me kolegët, ku duhet të jesh sa më miqësor me ta dhe të mësoni së bashku. Po ashtu, edhe përcjellja e ligjëratave dhe ushtrimeve, konsultimet me profesorët…

 

UBT Alumni: Çfarë pune bëni aktualisht?

Prebreza: Po. Jam duke punuar. Jam inxhinier i IT-së në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK). Falë studimeve në UBT dhe përvojës së fituar gjatë studimeve në UBT kam arritur këtu ku jam.

 

UBT Alumni: Ku jeni duke i vazhduar studimet?

Prebreza: Studimet  i kam vazhduar jashtë Kosovës, në South East European University, në drejtimin DATABASE MANAGMENT, ku i kam përfunduar të gjitha provimet dhe jam në semestrin e fundit të vitit të dytë në master. Tani jam duke punuar në temën e diplomës dhe shpresoj që kah mesi i vitit ta mbrojë temën e diplomës dhe të bëhem Mr.Sc.

 

UBT Alumni: Cila është porosia Juaj për studentët e UBT-së?

Prebreza: Porosia ime për studentët është që të mësojnë sa ma shumë, pasi vetëm me dije mund të arrijnë rezultatet. Të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ju jepen për mësim në UBT. Keni zgjedhur të duhurin për të studiuar dhe e keni shumë më lehtë të kyçeni në punë, pasi t’i keni përfunduar studimet ne UBT.

UBT Alumni: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

 

Prebreza: Planet e mia për të ardhmen janë që të bëhem profesor dhe shpresoj që një ditë do të jem profesor në vendin ku kam fituar të gjithë dijen, në UBT, si dhe të zhvillohem nga ana profesionale (Software developer) sa më shumë që t’i kontribuoj vendit.