Bëhu profesionist i diplomuar i fushës së drejtësisë duke studiuar në Fakultetin Juridik në UBT

13/09/2021

Programi më i mirë dhe më cilësor në fushën e sistemit të drejtësisë është në UBT.

 

Fushat më bashkëkohore të pronësisë intelektuale, hetimit të krimeve dhe forenzikës, si dhe marrëdhënieve biznesore, janë përmbledhur në një vend dhe në një kurrikulë moderne, të bazuar në programet më unike të universiteteve më prestigjioze të botës.

 

Përmes Fakultetit Juridik UBT studentëve u ofron njohuri në fushën e drejtësisë, si dhe zhvillim të aftësive dhe kompetencave të tyre, përmes përvojës dhe praktikave të zbatimit të ligjit në jetën reale, nga profesionistët më të mirë të fushës së sistemit të drejtësisë që janë në UBT.

 

E veçanta e Fakultetit Juridik në UBT është fakti se mbi 98% e studentëve të këtij drejtimi punësohen qysh në vitin e parë pas përfundimit të studimeve, kjo falë njohurive të fituara nga mësimi aktiv dhe pjesëmarrja e përvitshme në konferenca, punëtori dhe gara ndërkombëtare.