Bëhu profesionist i diplomuar duke studiuar në UBT në fushën e Stomatologjisë

18/09/2020

UBT është e përkushtuar në sjelljen e kuadrove të reja  dhe ekspertëve profesional, andaj me zhvillimin e Fakultetit të Stomatologjisë ka ofruar një qasje të re në fushën e mjekësisë përmes teknologjisë së fundit të cilën UBT po e ndjek hap pas hapi.

 

Përmes programit Stomatologji, UBT ka sjellur praktikat më të mira ndërkombëtare rreth mësimnxënies, duke u bërë model i mjekësisë në rajon si institucioni i parë arsimor që e zhvillon një Poliklinikë për nevojat e qytetarëve dhe studentëve për hulumtime shkencore.

 

Fakulteti i Stomatologjisë, si programi më inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, përmes praktikave me standartet më të larta evropiane u siguron qytetarëve shëndet oral të avancuar, duke edukuar stomatologë klinikë dhe duke nxitur ekselencë në arsim, hulumtim dhe kujdes klinik në nivel lokal dhe rajonal.

 

Në programin e Stomatologjisë UBT ka zhvilluar disa metodologji të mësimnxënies duke aplikuar teknologji informative digjitale që integrojnë imazhe 2D dhe 3D, që me platformën e Realitetit Virtual që tash së fundmi UBT e ka lansuar, studentëve u mundëson që të kalojnë në një epoke të re digjitale të mësimit në klasa 3.0.

 

Për më shumë informacione rreth drejtimit klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/den/

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/