Bëhu pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT

25/08/2021

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT ofron drejtimin Teknik i Laboratorit Mjekësor, drejtim ky unik për të përmbushur nevojat e qytetarëve të vendit, si një hallkë kryesore e funksionimit të sistemit shëndetësor për ofrimin sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

 

Ky lloj i drejtimit ofron mundësi të integrimit në tregun e punës, falë kurrikulës moderne dhe kushteve infrastrukturore që studentëve u munësojnë aftësimin profesional në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT.

 

Përveç lëndëve të përgjithshme, nxënësve u ofrohen edhe lëndë profesionale të cilat iu ndihmojnë atyre jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e tyre profesional.