Bëhu pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në drejtimin Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë

25/08/2021

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT ofron drejtimin Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, në të cilin nxënësve u ofrohen një mori kompetencash profesionale.

 

Me këtë lloj të drejtimit UBT ofron përmes Shkollës të Mesme të Mjekësisë praktikat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare, sa i përket programeve mjekësore të nivelit të mesëm, duke sjellë risi në vendin tonë.

 

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, përmes drejtimit Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë do të kenë mundësi të mësojnë nga profesionistët më të mirë shëndetësorë për rregulla të ndryshme organizative të punës.

 

Shkollimi zgjat tre vite dhe nxënësit që përfundojnë këtë cikël shkollimi do të kenë mundësi për studime në Shkencat e Mjekësisë, si dhe të punësohen në tregun vendor dhe ndërkombëtar.