Bëhu pjesë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Farmacisë në UBT

22/06/2022

Fakulteti Farmaci në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore gjatë “Global UBT Fest 2022”, do të organizojë ligjërata tematike, të cilat do të jenë të ndërlidhura edhe me punë praktike, si dhe diskutime me ekspertë dhe profesionistë të fushës.

 

Përmes këtyre ligjëratave tematike dhe diskutimeve, pjesëmarrësve, duke përfshirë dhe studentët, do t’iu ofrohen të dhëna shkencore mbi hulumtimet farmaceutike, me theks të veçantë mbi strukturën e një hulumtimi farmaceutik, njashtu edhe të rejat në këto hulumtime.

 

Hulumtimet shkencore paraqesin kërkime që përfshijnë të gjithë spektrin e zbulimit, vlerësimit dhe miratimit rregullator të barnave dhe kanë për qëllim nxjerrjen e mënyrave të reja për të trajtuar sëmundje, si dhe këto hulumtime mbulojnë farmakodinamiken, farmakokinetiken dhe farmakogjenetiken e barnave.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë pas përfundimit të kësaj akademie do të kenë njohuri bazike mbi hulumtimet në shkencat farmaceutike, njohuri mbi të rejat në hulumtimet farmaceutike, njohuri mbi strukturën e hulumtimeve farmaceutike, si dhe do të kuptojnë dhe do të analizojnë bazën e një hulumtimi farmaceutik.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022