Bëhu më i miri duke studiuar Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT

29/07/2021

UBT ofron programin më unik dhe më të mirin në rajon, atë të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri.

 

Ky program procesin mësimor dhe kërkimet shkencore i bazon në infrastrukturën moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative, duke bërë që studentët e këtij drejtimi të jenë më të mirët e kësaj fushe në vend, rajon dhe më gjerë.

 

Inxhinieria softuerike, baza e të dhënave, rrjeta dhe telekomunikacion, ueb programim, grafikë kompjuterike dhe multimedia, robotikë, si dhe bioinformatikë dhe siguri, janë vetëm disa prej fushave që studentët e UBT-së, përfitojnë kompetenca të larta nga ekspertët e shkencave kompjuterike ne këtë institucion arsimor.

 

Me sjelljen e realitetit virtual, studentët e UBT-së, do të kenë mundësi unike të praktikimit në fushën e tyre duke simuluar objekte artificiale, sikur të ishin të vërteta.

 

UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit!