Bëhu më i miri duke studiuar Dizajn i Integruar në UBT

09/08/2021

Përshtatjen më të mirë të të gjitha fushave të dizajnit e ka bërë UBT, përmes programit Dizajn i Integruar, me qëllim që studentët të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse, në mënyrë që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e tregut të punës.

 

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT janë të aftë për të bërë ndryshime në shoqëri, përmes veprave unike e ideve kreative, të gjitha këto falë aftësive dhe njohurive të marra nga dizajnerët dhe profesionistët që ligjërojnë në UBT.

 

Gërshetimi i fushave si arti dhe dizajni, mendimi kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, virtual reality dhe augmented reality (VR/AR), e bëjnë edhe më interesant dhe unik këtë program studimi, që punën kërkimore dhe hulumtuese e zhvillon bazuar në një punë ekipore dhe shkenca shoqërore.

 

Me infrastrukturën moderne e cila është jashtëzakonisht e nevojshme, dizajnerët e rinj dhe të talentuar do të kenë mundësi që të shfaqin idetë kreative, angazhimin dhe punën e tyre, duke përmirësuar edhe më shumë aftësitë e tyre kreative në fushën e dizajnit.

 

UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit!

 

Apliko tani!