Bëhu ekspert i fushës së sistemeve të informacionit duke transferuar studimet në UBT

04/02/2022

UBT ka të zhvilluar njërin prej programeve më unike në vend, atë të Sistemeve të Informacionit, program i cili është i zhvilluar dhe ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, bazuar në kurrikulat më moderne të universiteteve më prestigjioze në botë.

 

Duke parë trendin e rritjes së teknologjisë dhe kërkesës për profesionistë dhe ekspertë të fushës së sistemeve të informacionit, UBT ka hartuar një kurrikulë moderne e cila do të nxjerrë studentë të shkathët dhe të aftë për të zgjidhur probleme të ndryshme që mund të ketë shoqëria.

 

Programi i cili përputhet me udhëzimet e Shoqatës së Sistemeve të Informacionit (AIS) për programet universitare, ofron mundësi të shumta për studentët që duan të përfitojnë nga ekspertiza e profesorëve më eminent të fushës së sistemeve të informacionit, në një kombinim unik mes biznesit dhe teknologjisë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!