BE dhe UBT bashkërisht themelojnë laboratorin e parë të Energjisë Efiçiente

06/09/2016

Kosova do të ketë laboratorin e parë të energjisë solare, erës dhe termike në saje të partneritetit dhe mbështetjes së ofruar nga Komisioni Evropian për UBT.


Laboratori i siguruar përmes Projektit te BE-se Tempus, do të mbështes UBT që në kuadër të programit të studimit Bacelor i Energjisë të ndihmoj studentët në përhapjen e praktikës së prodhimit të energjisë solare dhe me erë.


Format alternative të prodhimit të energjisë janë thelbësore në përpjekjet e Kosovës për të përmbushur nevojat e saj për shtim të kapacitetit, kursim të energjisë por edhe mbrojtje të mjedisit.


Komisioni Evropian, përmes Projektit ‘Developing and Adapting Professional Programs for Energy Efficiency in Western Balkans’ (Zhvillimi dhe adaptimi i programeve profesionale për Energji Efiçiente në Ballkanin Perëndimor), ka mbështetur UBT në themelimin e Laboratorit të parë në Kosovë për testim të formave alternative të prodhimit të energjisë solare dhe energjisë me erë.


Laboratorët bashkëkohor do të ofrojnë mundësi shtesë për studentet e programeve të UBT në Energji Efiçiente, Arkitekturë dhe Ndërtimtari, të përvetësojnë dhe përhapin njohuritë për prodhim të energjisë solare dhe me erë.


Partneriteti dhe investimi është bërë në kuadër të platformës ndërkombëtare për programet e Energjisë Efiçiente në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ‘Anhalt’ (Gjermani), Universitetin Sllovak për Teknologji, Universitetin e Durrësit, Universitetin Polis (Shqipëri), Universitetin e Malit të Zi dhe Universitetin e Prishtinës.


Mbështetja e Komisionit Evropian vjen në saje të përkushtimit të UBT në promovimin e metodave alternative të energjisë dhe si vazhdimësi e mbështetjes së ofruar UBT-së në themelimin e dy programeve të studimit të arsimit të lartë: Baçelor Inxhinieri e Energjisë dhe Diplomë Profesionale – Energji Efiçente.


UBT ofron programet e studimit dhe Qendrën Kombëtare për Testim të Energjisë Efiçente, në kontekst të përkushtimit të institucionit arsimor në promovim të inovacioneve në prodhim të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit.


 

Komisioni Evropian ofron mbështetje të vazhdueshme për arsimin e lartë përmes Projekteve Erasmus Mundus dhe Tempus. Përfitues kryesor të këtij viti ishin UBT dhe Universiteti i Prishtinës.