Baton Haxhiu nesër do të ligjërojë për studentët e UBT-së

29/03/2017

Në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, nesër, më 30 mars, për studentët e  Fakultetit Media dhe Komunikimit, Shkenca Politike dhe Juridik, do të ligjërojë gazetari me përvojë shumëvjeçare, aktualisht edhe drejtor i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu.


“Mediat dhe sfidat në epokën digjitale”, është tema, e cila do të trajtohet nga Haxhiu, me fillim nga ora 12:45, teksa pas prezantimit, do të hapet debati me profesorët, studentët dhe tjera të interesuara.


Baton Haxhiu është një nga ikonat e gazetarisë kosovare. I diplomuar në Sociologji në Universitetin e Prishtinës, Batoni ka qenë redaktor në revistën Koha, kryeredaktor në gazetën Koha Ditore dhe drejtues i gazetës Express. Aktualisht drejton televizionin Klan Kosova.