Bashkëpunimi i UBT-së me institutet kombëtare forcon njohuritë e studentëve

01/06/2016

Bashkëpunimi i UBT-së me Institutin për hulumtim dhe zhvillim të Kosovës ”INKOS”, ka bërë që studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Inxhinierisë e të Ndërtimit, ta kryejnë një vizitë studimore në laboratorin e gjeomakanikës së këtij instituti. Vizita, e bërë në kuadër të programit të lëndës së Gjeomekanikës, ka ndihmuar që studentët të njihen me aktivitetet, punën dhe pajisjet në laborator, që ta lidhin dijen teorike me atë praktike. Nga kjo vizitë, studentët e prirë nga profesori i lëndës, Hazir Çadraku, kanë marrë informacione të nevojshme për realizimin e provave laboratorike dhe nxjerrjen e parametrave fiziko – mekanik për dhera.