Bashkëthemeluesi i kompanisë “Trekuartista” u ligjëron studentëve të MBE-së për format e arritjes së suksesit në fushën e marketingut

31/05/2019

Bashkëthemeluesi i kompanisë së marketingut, “Trekuartista”, Bardh Krasniqi ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e vitit të parë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.

Ligjërata u mbajt në kuadër të lëndës “Marketing”.

 

Krasniqi i informoi studentët mbi procedurat e hapjes dhe arritjen e suksesit për një kompanie të marketingut në një treg të gjerë si ky i Kosovës, teksa tregoi edhe përvojën dhe sfidat që i ka kaluar kompania, “Trekuartista”.

 

Fokusi i kësaj ligjërate ishte kryesisht në projektet që kanë të bëjnë me aktivitetet e marketingut, në komunikim, dizajn, kampanja të marketingut dhe pjesën e marketingut digjital.