Autori i 70 librave, profesori dr. Sung Lee, mban ligjëratë tematike në UBT

25/10/2016

Sot, të martën, duke filluar nga ora 12.00, në sallën P1, mbahet ligjerate publike me profesorin ndërkombetar, Dr. Sung Lee.

 

Profesori Lee vjen nga Universiteti i Nebraska –Lincoln dhe është autor i më shumë se 70 teksteve mësimore mbi ekonominë, menaxhmentin dhe inovacionin.

 

Ai ka shërbyer në shumë vende ndërkombëtare dhe ka vizituar mbi 200 universitete, në vende të ndryshme të botës.  Dr. Lee mban titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Pjesëmarrja e stafit në kuadër të ligjëratës do të pasuronte këtë ngjarje.