ASSECO e VALA me ligjërata tematike në ANV

11/07/2016

ASSECO e VALA kanë mbajtur ligjërata tematike në kuadër të Programeve të Shkencave Kompjuterike dhe të Sistemeve të Informacionit. Përfaqësuesit e kompanisë “ASSECO”, Laura Thaçi dhe Petrit Avdyli, kanë dhënë informacione historikun, zhvillimin, bashkëpunimin dhe punën që bënë kompania e tyre.

Thaçi tha se ASSECO është operatori më i madh në rajonin e Evropës Juglindore, sa i përket të ardhurave që rrjedhin nga shitja e softuerit dhe shërbimeve të tij. Ai tregoi se ky operator është krijuar dhe ekziston si rezultat i integrimit të kompetencave, përvojës, njohurive, zgjidhjeve dhe bazës së konsumatorëve të 9 kompanive të mëdha të IT-së. Ajo u ka treguar studentëve se si duhet punuar në bazë të testeve, si teknikë e programimit, e pranuar nga tregu e industria.


Përderisa Thaçi u dha studentëve shembuj teorikë, Petrit Avdyli u ka treguar atyre shembuj praktikë të programit që përfshihen dhe gjejnë zbatim në kuadër të kësaj fushe.


Sadri Berisha, Inxhinier i telekomunikacionit, njëherësh përfaqësues i kompanisë mobile VALA, ka njoftuar studentët për historikun, si dhe për sistemet, përkatësisht gjeneratat e telefonisë mobile. Ligjëratat kanë nxitur debat tek studentët.