Aplikoni për trajnimin Cisco IT Essentials: PC Hardware and Software

05/02/2020

Në UBT është në formim e sipër grupi i ri për ndjekjen e trajnimit për Cisco IT Essentials: PC Hardware and Software, që deri tash është përfunduar me sukses nga shumë njerëz.

Ky trajnim përmban pjesën e ligjëratave teorike, ushtrimeve praktike, si dhe provimeve vlerësuese për studentët.

Niveli i parë i këtij trajnimi është IT Essentials: PC Hardware and Software, që ka të bëjë me marrjen e njohurive rreth komponentëve harduerikë dhe softuerikë, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.

Duke qenë se, studentët e UBT-së një pjesë të madhe të mësimit e realizojnë edhe përmes ushtrimeve laboratorike, ky trajnim ju mundëson atyre të profilizohen edhe më shumë, duke i ndërlidhur njohuritë e tyre me industrinë dhe certifikimet ndërkombëtare.

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net/, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/