Aplikoni dhe trajnohuni në njërin nga trajnimet më të kërkuara, “ArcGIS – ArcMAP”

28/06/2019

Aplikoni për ndjekjen e trajnimit “ArcGIS – ArcMAP” dhe fitoni njohuri të plota të koncepteve, parimeve dhe aplikimit të GIS-it, për qëllimin e synuar të tyre.

 

ArcMAP është një sistem kompjuterik që mundëson grumbullimin, ruajtjen, manipulimin, sistemimin, analizimin, vizualizimin, menaxhimin, raportimin dhe përkrahjen e proceseve të vendimmarrjes, në lidhje me të dhënat dhe informacionet hapësinore.

 

Trajnimi “ArcGIS – ArcMAP” është i dedikuar për profesionistët, inxhinierët, arkitektët, ambientalistët, planifikuesit, hulumtuesit, zyrtarët nga OJQ, studentët, dhe të tjerë, puna e të cilëve lidhet me të dhëna dhe informacione hapësinore, respektivisht që janë të punësuar në sektor, të cilët kanë detyrim aplikimin e GIS-it në punën e tyre të përditshme.