Aplikimi për Akademinë Ndërkombëtare Verore (6 – 15 korrik 2016), organizuar nga UBT-ja, deri më 25 qershor

14/06/2016

Ndërkohë që aplikimi për pjesëmarrje në Akademinë Ndërkombëtare Verore (ANV), organizuar nga UBT-ja, po vazhdon, kanë mbetur edhe pak ditë afat për aplikim. Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm deri më 25 qershor. Nikoqire e ANV-së (6 – 15 korrik 2016), do të jetë Kampusi në Lipjan.


Akademia përfshin 15 disiplina shkencore, me 15 programe: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Menaxhment e Ekonomi, Drejtësi, Media e Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Edukim, Zhvillim i Qëndrueshëm Eko
nomik, Shkenca të jetës, Planifikimi i turizmit të qëndrueshëm dhe Roli i edukimit të lartë dhe hulumtimi i zhvillimit socio-ekonomik.

Në Akademi, në disiplina të ndryshme shkencore, do të ligjërojnë profesorë të njohur ndërkombëtarë e vendës. Studentët aktivë certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht. Akademia parasheh diskutime, forume, punëtori, vizita studimore, gara sportive etj. Për studentët vendës, aplikimi është pa pagesë. Më shumë informata rreth aplikimit hyni në linkun: http://sa.ubt-uni.net dhe kontaktoni: [email protected]