Aplikimi për trajnimin për MS Project dhe SPSS mbetet vetëm edhe katër ditë i hapur

19/04/2019

Në UBT është në formim e sipër grupi i ri për ndjekjen e trajnimeve për MS Project dhe SPSS, që deri tash është përfunduar me sukses nga shumë njerëz.

 

Këto trajnime janë duke ngjallur interesim të madh sidomos tek të rinjtë dhe punonjësit e institucioneve të ndryshme private dhe publike, të cilët po trajnohen profesionalisht për këto fusha tejet të rëndësishme për tregun aktual të punës.

 

Keni edhe katër ditë që ju të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të kryeni procesin e aplikimit, për të marrë më pas certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected] .