Aplikimi për garën më të madhe në vend “Datathon Business Analysis” mbetet i hapur vetëm edhe dy ditë

29/03/2021

UBT dhe Raiffeisen Bank janë duke bërë përgatitjet e fundit për organizimin e garës: “Datathon Business Analysis”, garë kjo e cila sivjet do t’i bashkon studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Kosovë.

 

Kjo garë e cila do të mbahet mw 1 dhe 2 prill, do të testojë aftësitë dhe njohuritë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën “machine learning”, përmes gjuhëve programuese si: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.

 

Të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej dy ose tre studentë, teksa gara do të jetë në formën online.

 

Në bazë të rezultateve të arritura fituesi do të zgjidhet nga juria profesionale, bazuar në këto tri kategori:

Vendi i parë – 1.500 €

Vendi i dytë – 1.000 €

Vendi i tretë – 500 €

 

Linku për aplikim: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1f9yZwEWUYJCtMiDxu0Qgz9UNUpYRjBUTjk4NFlSMjZRMFNRSVo3TlkxSC4u&fbclid=IwAR019x6QmVU1OjvjFpvXxp9WNpnMqmHDzS8GLwcwxB9L4HU_AKsnSyYO57Q