“Aplikimet e materialeve biomjekësore në mjekësi”, tema e cila u trajtu në Fakultetin e Mekatronikës në kuadër të UBT Global Fest 2020

14/07/2020

Në ditën e dytë të akademisë së Programit të Mekatronikës, u diskutua tema: “Aplikimet e materialeve biomjekësore në mjekësi”, nga profesori Fidan Smaili.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate profesori Smaili për pjesëmarrësit shtjelloi rolin e biomaterialeve, klasifikimin dhe procesin e përfitimit të tyre. Tutje, ligjërata u pasaurua duke diskutuar rreth aplikimit të këtyre materialeve në fushat e mjekësisë si: stomatologji, oftamologji, ortopedi, kardiologji dhe kozmetikë. Nga aplikimi i këtyre materialeve në këtë fushë u paraqitën testimet e këtyre implanteve të ndryshme ku u prezantuan simulime të ndryshme.

 

Ndërkaq, në ligjeratën e dytë, profesori Italian Giuseppe Bonifazi ka vazhduar më temën “Hyper Spectral Imaging (HSI)” ku ka prezantuar disa raste studimi si: mbeturinat në ndërtim dhe prishje (C&DW), mbetjet plastike, identifikimin e llojeve të materialeve termoplastike dhe implementimin e kësaj teknologjie në industri të ndryshme.

Aktiviteti i Mekatronikës në organizimet që UBT ka paraparë në “Global UBT FEST 2020”, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata dhe gara të ndryshme.