ANV e Shkencave Politike, edicion të veçantë simulimi me gjeneralët e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s – Aplikimi ende i hapur

28/06/2018

 

Edicioni i sivjetmë, që është i shtati i organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore, do jetë i mbushur me aktivitete shumë të veçanta dhe interesante.

Një i tillë do ta pasurojë ANV-në e Fakultetit të Shkencave Politike, me pjesëmarrjen e gjeneralëve të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në të, Lt. Gen. (ret.) Giorgio Battisti, Gen. (rtd.) Giuseppe Morabito, Dr. Kevin Koehler, si dhe Cornel Turdeanu dhe Jazlyn Melnychuk nga Vancouver University. Të ftuar do të jenë edhe dy ekspert shqiptarë, Arian Starova dhe Enver Bytyçi.

Prej tyre do të bëhet një aktivitet simulimi, ku studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri e përvojë direkte mbi mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe krizave nga NATO.
Ky aktivitet do të jetë i pari i këtij lloji që është zhvilluar ndonjëherë me studentë e të rinj kosovarë.

ANV e Shkencave Politike do të fillojë më 4 korrik dhe do të përmbyllet më 7 të këtij muaji, teksa aplikimi për të gjithë të interesuarit po qëndron ende i hapur.
Aplikimi dhe regjistrimi mund të bëhet në linkun: http://sa.ubt-uni.net/saps18/