ANV e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, përmbyll aktivitetin me ciklin e ligjëratave: “Ana B e jetës”

15/07/2021

“Jeta nuk të jep gjithnjë çfarë kërkon, por të jep gjithmonë çfarë ke nevojë” – kështu e nisi ligjëratën interesante dhe tejet kurioze të titulluar “Ana B e jetës”, regjisori Orhan Kerkezi.

 

Në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka vazhduar aktivitetin me ciklin e ligjëratave të regjisorit Orhan Kerkezi.

 

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë përfituan nga mundësia për të dëgjuar nga afër një tjetër anë të jetës të cilën po e zhvillojmë, nga një pikëpamje më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim dhe dëgjojmë herëve të tjera.

 

Regjisori Kerkezi të pranishmit i ka njoftuar më shumë rreth lumturisë, kreativitetit, dashurisë, përqendrimit, menaxhimit të medias si thelb i menaxhimit të jetës, si dhe tema të tjera që shpërfaqin një tjetër anë të asaj që ne po e jetojmë.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, mbyllet me ciklin e ligjëratave “Ana B e jetës”, nga regjisori Orhan Kerkezi, të cilat studentëve dhe pjesëmarrësve të kësaj akademie u kanë dhënë një koncept tjetër mbi jetën dhe shoqërinë njerëzore.