ANV e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT vazhdon aktivitetin me punëtori dhe tema interesante

15/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, ka vazhduar aktivitetin edhe në ditën e dytë, tretë dhe katërt të saj, me tematika dhe punëtori interesante.

 

Dita e dytë e kësaj akademie verore, që është duke u zhvilluar në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, ka vazhduar me aktivitetin e quajtur “Flag”, mbajtur nga profesori i Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, Jakup Ferri.

 

“Shaping the Light” është quajtur punëtoria, në të cilën studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi të krijojnë vepra, duke bërë thirrje për reflektim mbi skulpturën si drejtim dhe fushë studimi, nën monitorimin e profesorit Burim Berisha.

 

Në këtë punëtori, nga industria ishte i ftuar fotografi Petrit Ukëhajdaraj, ku bashkë me studentët krahas eksperimentimit me materiale të recikluara, përdorimit të ngjyrës monokromatike, kinetikës dhe materialeve të gatshme, kanë praktikuar për udhëtimin e skulpturës në kohë të ndryshme të artit vizuel.