Ambiente të reja për studim e hulumtim në UBT

21/08/2015

Krahas angazhimit të përditshëm për t’iu përgjigjur interesimit të të rinjve për regjistrim në të gjitha drejtimet e studimeve në UBT, po vazhdojnë pandalshëm punët si në objektin e UBT-së në Prishtinë ashtu edhe në kampus për zgjerimin e hapësirave për studime dhe hulumtime.


Parë nga numri i të rinjve që çdo ditë mësyjnë UBT-në për të marrë më shumë informata për programet dhe mundësitë e ofruara, është shumë e qartë se UBT vazhdon të jetë institucioni më tërheqës dhe më atraktiv për studentët e ardhshëm. Programet e veçanta të studimit, laboratorët, qasja e stafit dhe e mësimdhënësve, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe mundësitë e mëdha për bursa studimi që UBT i ofron falë bashkëpunimit me institucionet më prestigjioze akademike ndërkombëtare, shkalla shumë e lartë e punësimit të të diplomuarve, mundësitë e mëdha për internship, programet e universiteteve ndërkombëtare të ofruara në UBT e shumë elemente të tjera e bëjnë këtë më të kërkuarin ndër të rinjtë kosovarë dhe nga vendet e rajonit.


 

Ndaj UBT, që shquhet për infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme, kampus inovativ e shumë mundësi të tjera, po punon pandalshëm që të shtojë edhe më shumë elemente infrastrukturore, hapësira mësimi e hulumtimi, laboratorë e mjete të tjera pune, që studentët aktualë e sidomos studentët e ardhshëm te kenë një ambient të kompletuar, t’i kenë të gjitha në një vend. E gjithë kjo – për të ecur pandalshëm në rrugën e dijes. Për t’u bërë më të mirët!