Ambasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch, në debat me studentët e UBT-së

21/02/2014

Prishtinë, 21 shkurt  2014 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT,  më 25  shkurt  2014, organizojnë debat me temën “How can Kosovo speed up its EU integration process”,  “Si mundet Kosova të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”,   për të cilën do të flasë Ambasadori i  Holandës në Republikën e  Kosovë, z. Robert Bosch.

 

Ky debat do të mbahet duke filluar nga ora 14.00, në ambientet UBT-së , në Prishtinë, dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit. 

 

Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë ketë ngjarje.