Ambasadori i Greqisë në Prishtinë, z. Moskopoulos, u ligjëroi studentëve të UBT-së

22/01/2014

Prishtinë, 22 janar 2014 – Me ligjëratën  e radhës para studentëve të UBT,  u paraqit ambasadori i Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moskopoulos, me temën rreth qëndrimit zyrtar grek në negociatat rreth emrit të ish RFJ  të Republikës së  Maqedonisë.

 

Studentët  përveç që u ndan të kënaqur me ligjërimin e ambasadorit Moskopoulos, ata përfituan njohuri të reja  nga fusha  për temën të cilën ligjëroi. 

 

Ligjërata përveç studentëve dhe profesorëve  u përcjell  edhe nga shumë  të interesuarit tjerë.