Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ligjëroi para studentëve të UBT-së

25/03/2024

Studentët  e UBT-së patën një mundësi për të eksploruar historinë dhe rrugëtimin e Finlandës drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian (BE). Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ishte pranë tyre për të ndarë perspektivën dhe përvojën e vendit të tij në këtë proces të rëndësishëm.

Diskutimi u karakterizua nga një shkëmbim i pasur i ideve dhe mendimeve, i udhëhequr nga pyetje të thella dhe komente nga studentët që përfaqësojnë disiplina të ndryshme, duke përfshirë shkencat politike, studimet e sigurisë, juridike dhe psikologjike. Profesori Hajdi Xhixha, një eksperte në Shkencat Politike, udhëhoqi diskutimin duke inkurajuar pjesëmarrësit të ndajnë mendimet e tyre me lirinë dhe respektin e duhur.

Në pjesën më të madhe të diskutimit, u theksua rëndësia e përfshirjes së aspekteve të ndryshme të politikës, sigurisë, ligjit në procesin e anëtarësimit në BE. Studentët u frymëzuan nga modeli i suksesit të Finlandës dhe debatuan për mënyrat efikase që përshpejtojnë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimi Europian.

Në përfundim, diskutimi u vlerësua si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin konstruktiv të ideve dhe për të shtuar njohuritë e tyre në fushën e integrimeve europiane. Eksperienca e Finlandës u bë burim frymëzimi për studentët, duke i nxitur ata të shqyrtojnë më thellë mënyrat se si Kosova mund të përfitojë dhe të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.