Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, vizitoi “Korça Innovation and Technology Hub”

25/05/2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, bashkë me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Guusje Korthals Altes, kanë vizituar qendrën më të madhe të teknologjisë dhe inovacionit në Korçë, “Korça Innovation and Technology Hub”, e cila menaxhohet nga UBT.

 

Ambasadorët janë mirëpritur nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe përfaqësues të Hub-it të teknologjisë dhe inovacionit në Korçë, ku janë njoftuar nga afër me infrastrukturën tejet moderne të Hub-it teknologjik dhe punën intensive që të rinjtë e qytetit të Korçës po e bëjnë brenda kësaj qendre, përfshirë aktivitetet e shumta dhe trajnimet e ndryshme.

 

“Korça Innovation and Technology Hub” është qendra më e madhe në rajon e këtij lloji e cila u ofron të rinjve programe moderne, aktivitete inovative, hapësira pune, trajnime profesionale, që me gërshetimin e të gjitha mundësive që ofron ky Hub, krijon një komunitet inovativ.