Albanian ICT Awards prezantoi para studentëve të UBT-së

17/03/2015

Prishtinë, 17 mars. – Përfaqësues nga Albanian ICT Awards, sot në UBT mbajtën sesion Informues, me qëllim të identifikimit dhe shpërblimit të profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve dhe profesionistëve në ngritje, të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Hapjen e bëri Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, dr.Muzafer Shala, i cili i inkurajoi studentët e këtij drejtimi që të aplikojnë dhe premtoi mbështetjen e stafit dhe infrastrukturës laboratorike të UBT-së. Më pas u bë demonstrimi i robotëve NAO, si dhe u prezantua puna e studentëve sa i përket programimit të këtyre robotëve humanoidë.