Aktivitete të shumta karakterizojnë shënimin e 20-vjetorit të UBT-së

14/12/2021

Aktivitete të shumta do të karakterizojnë gjysmën e dytë të muajit dhjetor, në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të UBT-së, njërit prej institucioneve më cilësore të arsimit të lartë në vend.

 

Duke filluar me turneun në futsal, nën organizimin e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, si dhe me përurimin e qendrës për krijimin e dokumentarëve “UBT-Docs”, ka filluar maratona e dhjetorit të kaltër, që UBT-në do e vë në sipërfaqe si institucionin më inovativ në vend dhe rajon.

 

Aktivitetet do të vazhdojnë me turneun në ping pong, ku studentët e UBT-së do të kenë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre në këtë garë, duke nderuar institucionin model në rajon që këtë vit këtyre studentëve iu ofroi edhe programin unik Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes.

 

Aktivitetet do të vazhdojnë me ekspozitën tradicionale të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, në të cilën do të ekspozohen punimet e studentëve të UBT-së, me tema aktuale sociale që ofrojnë zgjidhje për problemet e shoqërisë, teksa aktivitetet do të vazhdojnë edhe me Fakultetin e Psikologjisë në UBT, me workshopin me temën “Rëndësia e Shkathtësive të Lidershipit (udhëheqëse) në shekullin 21”, workshop ky me elemente fuqizuese për të rinjtë.

 

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të UBT-së, do të bëhet edhe përurimi i “Sport Hub”, qendër kjo e cila do të mbledhë të rinjtë në një vend dhe që do të përmbledh të gjitha sportet në një ekosistem të mahnitshëm të dijes.

 

Në një ceremoni solemne UBT do të shpalos 20 inovacionet për 20-vjetorin e UBT-së, nën patronatin e rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, duke dëshmuar edhe njëherë lidershipin e institucionit në zhvillimin e shkencës dhe arsimit në Kosovë dhe rajon.

 

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimi të institucionit më të madh të arsimit të lartë në vend – UBT, do të bëhet edhe promovimi i librit për 20-vjetorin e UBT-së, që përmban 20 vite aktivitete të institucionit, storie suksesi, bashkëpunime të institucionit dhe detaje të tjera të cilat do të shpalosen me rastin e promovimit të librit të 20-vjetorit të UBT-së.

 

Në kuadër të aktiviteteve për 20-vjetorin e UBT-së, Fakulteti i Gjuhës Angleze në UBT, ka organizuar aktivitetin “UBT has got talents”, aktivitet ky që përfshin muzikë, poezi, shkrim, instrument, aktrim, si dhe garën “Spelling Bee”, një garë që sfidon studentët në germëzimin e fjalëve më të reja në gjuhën angleze.

 

Aktivitet për të shënuar 20-vjetorin e themelimit të institucionit më të madh akademik në vend, do të mbajë edhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT, që sivjet ka filluar punën me një kurrikulë unike në arsimin e mesëm të lartë.

 

Shkolla e Dizajnit në kuadër të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, do të mbajë aktivitetin me temën: “Aftësitë prezantuese dhe komunikimi”, teksa në natën finale do të hapet ekspozita me fotografi që përmbledhin 20 vite aktivitete dhe angazhim i palodhshëm në nxjerrjen e gjeneratave të reja e të suksesshme.