Aktivitete të njëpasnjëshme nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës

12/07/2016

Dita e parë e Akademisë Ndërkombëtare Verore (ANV) në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, të hënën, ka filluar në Kampusin Inovativ, në Lipjan.

Pos pranisë së studentëve morën pjesë edhe profesionistë të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. 
U shpalosen vlera innovative të ndërtimit dhe projektimit nga kompania “NARTEL”.


Pasuan prezantimet nga PhD cand. Besian Sinani (staf në Kolegjin UBT) dhe PhD cand. Armend Mujaj (Komuna e Prishtinës). Këta hapën një dritare të re në projektimin e konstruksioneve. 


Sesionet e ditës së parë u përmbyllën në Kolegjin UBT – Prishtinë, me prezantimin e dr. sc. Visar Krelani për fakultetet e “Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës” me “Energjinë Efiçiente” me sfidat e reja mbi “Materialet e Mençura” ose “Smart Materials” etj.


Është për t’u përmendur kurioziteti i pjesëmarrësve dhe diskutimet e hapura në të gjitha fushat, pasi që temat sillnin plot risi.