Aktivitet i rëndësishëm

14/11/2016

Sot (14.11.2016), në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 17:00, mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës për bursa, në projektin “Frozen Music”, ide e Sharrcem-it, e mbështetur nga Rrjeti CSR Kosova, Al Trade, UBT, ProCredit Bank, Universiteti i Prishtinës – FNA dhe Këshilli i Investitorëve evropianë.


Ndaj, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për pjesëmarrje!

Projekt synon mbështetjen dhe fuqizimin e arkitektëve dhe inxhinierëve të rinj kosovarë, nëpërmjet bursave për studime Master në BE, vizitave ndërkombëtare të studimit, pajisjeve digjitale, librave etj. 
Ky projekt është mbështetur me ide dhe sugjerime profesionale edhe nga sektorë të tjerë, privat, publik dhe nga shoqëria civile.

 

Vëmendje: Agjenda e aktivitetit është i publikuar të premten në të gjitha kontaktet, kështu që mund të shihen detajet.