Akreditohen programe të reja të niveleve Bachelor e Master, në Kolegjin UBT

06/07/2016

Institucioni i arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji UBT, pikërisht në ditën e hapjes solemne të Akademisë Ndërkombëtare Verore, është njoftuar se i janë akredituar programe të reja në të dy nivelet e shkollimit, Bachelor (BA) dhe Master (MA). 

Pas plotësimit të kushteve me staf akademik e infrastrukturë, që është vërtetuar nga ekspertët ndërkombëtarë e vendës të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, nga kjo e funditjanë akredituar për herë të parë programet:

1. Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknolgji (BSc); 
2.Dizajn i Integruar (Ba); 
3. Infermieri (BSc); 
4. Media dhe Komunikim (MA) 
5.Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë (MSc)

Po ashtu, ëshë hera e parë që në Prizren janë akredituar programet Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor(BSc), si dhe në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (BSc).

 

Do theksuar që në këtë proces, sipas sistemit të arsimit të lartë, janë riakredituar edhe programet ekzistuese të Kolegjit UBT.