Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion vazhdon aktivitetet me ligjërata tematike nga ekspertët vendorë

21/07/2023

Me ligjërata tematike dhe mjaft interesante nga fusha e industrisë, ka vazhduar punën Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në kuadër të Global UBT Fest 2023.

Në pjesën e parë ishte Arbër Hajrizaj nga Kompania e Telekomunikimit “IPKO”, i cili ligjëroi rreth strategjisë së marketingut digjital.

Ndërsa, në modulin e dytë para studentëve ishte Albana Qaushi nga Kompania “Comodita Home”, e cila ligjëroi rreth rolit dhe ndikimit të marketingut në shpërndarjen e produkteve në tregjet ndërkombëtare.